Prokurori liron hajnat që pranuan se kanë vjedhur

Policia e Kosovës ka arrestuar katër hajna në Mitrovicë. Të prangosuri kanë pranuar se kanë vjedhur gjësende të ndryshme gjatë periudhës kohore janar, shkurt 2013.
Sipas Policisë, ata akuzohen për 13 rate të vjedhjeve.
“Gjatë intervistimit të dyshuarit kanë pranuar se kanë kryer veprat penale të vjedhjeve”, bënë të ditur Policia e Kosovës.
Fillimisht, lidhur me rastet, janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve me ç’ rast janë gjetur dhe konfiskuar, dy TV Plazma, një laptop, një matës të aparateve, kaçavida të ndryshme dhe tetë çelësa të ndryshëm që përdoren për hapjen e dyerve.
Me urdhër të Prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar. /Indeksonline/