E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njohja e Kosovës parakusht për Serbinë

Njohja e Kosovës mund të jetë parakusht për perspektivën evropiane të Serbisë, ndonëse ende nuk është përmendur zyrtarisht.

Kështu ka thënë kryetarja e komisionit për punë të jashtme në parlamentin francez, Elizabet Gigu, pas takimit me nënkryetaren e Qeverisë së Serbisë, Suzana Grubjeshiq në Paris.

E kjo e fundit, siç transmeton B92, ka pohuar se Franca e përkrahë Serbinë në përpjekjet që të marr datën e fillimit të dialogut në qershor.

Grubjeshiq ka theksuar se fillimi i bisedimeve me BE varet nga dinamika e dialogut me Prishtinën dhe përparimi i qëndrueshëm në këtë çështje./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›