E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendoset ora policore në Bahrein

Nga Express më 17 mars 2011 në ora 16:44

Televizioni shtetëror në Bahrein thotë se ushtria ka njoftuar se do të vendoset ora policore në disa zona të kryeqytetit Manama.

Ajo do të filloj nga ora katër e pasdites deri në katër të mëngjesit.

Me herët, forcat e sigurisë në Bahrein kanë përdorur tanket, gazin lotësjellës, pompat e ujit dhe helikopterët për të larguar qindra demostrues antiqeveritarë nga çadrat e ngritura në sheshin Pearl Square, në kryeqytetin Manama.

Ka njoftime se trupat kanë përdorur armët e zjarrit kundër demostruesve.

Një udhëheqës i opozitës i tha BBC se ka pasur qindra të plagosur dhe të paktën pesë të vdekur.

Por kjo nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Ai tha se situata i përngjante një gjendje lufte në kryeqytet.

Mjekët i kanë thënë BBC-se se forcat e sigurisë nuk lejojnë askënd të largohet apo të hyjë në spital dhe se stafi mjekësor i spitalit është kërcënuar.

Njoftimet thonë se të plagosurit janë duke u mjekuar nëpër shtëpi dhe xhami.

Demostruesit të cilët janë shumica nga popullsia shite, kërkojnë reformë politike nga sundimtarët sunit të Bahreinit. /bbc/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›