E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia nxit turizmin

Nga Express më 17 mars 2011 në ora 18:23

Qeveria greke vazhdon të marrë masa dhe vendime për të lehtësuar sadopak krizën ekonomike në vend. Vendimi më i ri i saj lidhet me turizmin. Që nga data 1 prill e këtij viti do të hiqen të gjitha taksat aeroportuale për fluturimet nga aeroportet e saj dhe drejt tyre.

Vendimi pritet t’i japë një shtytje të madhe turizmit, tani kur Greqia po kalon një situatë të vështirë ekonomike dhe synon të bëjë konkurrencë me vende të tjera si Turqia, Egjipti, bregdeti i të cilave pëlqehet shumë vitet e fundit, pa harruar konkurrencën me bregdetin shqiptar, i cili sugjerohet nga revista prestigjioze si vend për t’u vizituar.

Me këtë vendim kuptohet përpjekja e Greqisë për t’iu rikthyer turizmit, i cili i siguron vendit miliarda euro në vit. Pritet që Greqinë ta frekuentojnë sivjet mbi 1 milion rusë e kinezë. Me këto vendime qeveria ka si objektiv të rritë me 8% turizmin në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›