E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaddafi s’e financoi Sarkozyn

Nga Express më 17 mars 2011 në ora 17:21

Ish shefi i fushatës elektorale të presidentit në fuqi të Francës, Nicolas Sarkozy, Claude Gueant ka mohuar se ka marrë para nga djali i Muammar Gaddafi’it për të financuar fushatën e presidentit Sarkozy.

Saif al-Islam Gaddafi tha të mërkurën se Libia do të publikojë të gjitha të dhënat bankare, përfshirë edhe donacionin për shtabin e presidentit francez gjatë zgjedhjeve në vitin 2007.
Por, të enjten ministri i Brendshëm i Francës, Claude Gueant, insiston se të gjitha të dhënat për të ardhurat gjatë fushatës janë verifikuar nga Këshilli Kushtetues i Francës.

Franca është përpjekur që të mashtrojë edhe për një zonë jo fluturimi në Libi.
Problemi tani është marrë në konsideratë nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuar, me Britaninë dhe Francën, të cilat po bëjnë thirrje urgjente për një rezolutë që bashkë me sugjerimin e SHBA të marrin masa të tjera të nevojshme pasi që forcat pro-qeveritare janë duke iu ofruar qytetit të rebeluar Benghazi dhe mund të shkaktojnë trazira dhe katastrofë humanitare atje.

Sipas djalit të Gaddafit, në vitin 2007 ata kanë dhënë një çek financiar për fushatën e Sarkozy me vlerë prej 4600 eurosh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›