E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Fasadave të Ramës u doli boja

Nga Express më 17 mars 2011 në ora 18:29

Fasadave të Edi Ramës u doli boja, Tirana tashmë ka nevojë për një kryetar bashkie që të jetë në shërbim të qytetarëve.

Kështu është shprehur kryetari i degës së LSI për Tiranën, Shezai Rrokaj gjatë mitingut të hapjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 8 Majit për këtë forcë elektorale.

Sipas tij, Tirana ka nevojë për një kryebashkiak që të jetë i pranishëm në jetën e qytetarëve dhe t’u shërbejë atyre.

Ndërsa kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta, do të shprehej në fjalën e tij, se erdhi koha që Tirana të ndryshojë dhe erdhi dita që qytetarët e Tiranës, njeriut që nxiu imazhin e vendit, për shkak të karriges së kryebashkiakut, t’i tregojë vendin në datën 8 Maj dhe se Tirana është e qytetarëve dhe se nuk e toleron dhunën.

“Tirana është qyteti i së ardhmes dhe ndaj duhet t’u kthehet qytetarëve”, tha mes të tjerash Meta.

Duke shtuar se “kryetari në largim Rama, nuk u distancua nga dhuna”.

“Tirana në këto vite ka pësuar regres dhe ajo ka nevojë për ndryshim rrënjësor. E vetmja vepër me të cilën ai mbrohet, është prishja e kioskave, kur ai në fakt ngriti piramidën e betonit, duke bërë një masakër në qytetin e të gjithëve ne. Krijoi një gjendje kaotike në qytetin tonë, sepse koha e qytetarëve të Tiranës, është gjëja më e parëndësishme për kryebashkiakun në largim”, tha mes të tjerash Meta. /abcnews/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›