E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendosin të rrisin fëmijën pa i treguar askujt gjininë

Storm Uiterik është katër muajsh, një bebe e bukur me sy blu. Por nuk dihet nëse Storm është vajzë apo djalë dhe prindërit e bebes kanë vendosur të mos e tregojnë një gjë të tillë. Prindërit do e mbajnë gjininë e fëmijës të fshehtë nga bota, pasi mendojnë se kjo botë është e mbushur me stereotipe. Në këtë mënyrë ata thonë se do mbrojnë të drejtën e fëmijës për të zgjedhur.

Sigurisht fëmija e ka seksin e tij, dhe vëllai e motra e tij e dinë, por nuk do e tregojnë kurrë.

Miqtë dhe të afërmit e çiftit nga Kanadaja kanë pranuar këtë zgjedhje të bërë. Gjyshërit po ashtu janë dakord, edhe pse me pak rezerva.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›