N’numëratore e Gillespie
Janë rok grup që nga vitit 2005. Por, e veçanta e tyre është se ata dëshirojnë që të bëjnë muzikë për adhuruesit e tyre dhe pas albumit të parë ata sonte (e martë) do të promovojnë albumin e tyre të dytë.
Frontmani i Gillespie, Guri Shkodra thotë se ata gjatë këtyre pesë viteve kanë punuar shumë për të realizuar albumin e tyre, por realizimin e tij e kanë bërë për vetëm pesë ditë.
“Finalizimin e kemi bërë për 4-5 ditë, mirëpo për albumin kemi punuar rreth pesë vite”.
Në këtë album janë të përfshira tetë këngë, përderisa Guri thotë se grupi do të punojë edhe këngë të tjera.
“Albumin do ta promovojmë në Hamam Bar, ndërkaq përpos një klipi që tashmë e kemi realizuar, ne do të realizojmë edhe klipe të reja”.
Të njohur për stilin e tyre të përformimit “live”, Guri thotë se tani në grup si soliste do të jetë edhe Hana Zeqa, e cila tashmë vetëm ka kënduar këngën të cilës i është bërë edhe videoklipi, “Anisa”.
“Ndërkaq, nuk do të mungojnë edhe koncertet. Tashmë kemi disa koncerte në Prishtinë, pastaj në Shkup dhe jemi ftuar edhe në Tiranë për të mbajtur koncerte”, thotë ai.
Promovimi i spotit Anisa ka qenë më ndryshe nga që jemi mësuar të shohim. Sepse promovimi i spotit është bërë në Youtube.com. “Kjo sepse ishte një mënyrë më e lehtë dhe më e shpejtë”.
Grupi ka pasur edhe publik të huaj. Ata kanë qenë të parët në një top-listë të një radioje të huaj, përderisa kanë pasur të bëjnë koncerte edhe në Suedi, Gjermani dhe Angli, por nuk i kanë mbajtur ato për shkak të problemeve financiare. “Ndërkaq në një koncert në Serbi, ku kemi pasur të këndojmë si paraband në koncertin Red Hot Chili Paper, nuk kemi marrë pjesë për shkak se kemi pasur pasaporta të Kosovës, të cilat Serbia nuk i njeh”.
Historia e “Gillispie”
Rok grupi “Gillespie” u themelua në Kosovë në vitin 2005. Ata janë i vetmi grup kosovar që kur këndojnë “live”, eksperimentojnë nëpërmes elementeve të ndryshme në kitarë. Pas themelimit bën albumin e tyre të parë. Këngët e tyre të para ishin “Një ditë e zakonshme”, që ishte edhe albumi i tyre me 10 këngë origjinale të grupit. Hite të tjera të tyre janë edhe këngët: “E di”, "Luledielli", "Femme Fatale", më të cilën ishin nominuar në festivalin “Top Fest” për grupin më të mirë të zhanrit rok alternativë”.
Klipi Anisa