E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me film të ri

Nga Mehdi Abdullahu më 24 maj 2011 në ora 12:22

Aktorja shqiptare Mirlinda Bajralia - e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës - është duke punuar në një film të ri, i cili pritet të jepet së shpejti. Ajo ka shpjeguar edhe natyrën e filmit.

“Do jetë një film komedi, por do ketë edhe aksion brenda. Shpresoj që do dalë një gjë e bukur dhe do pëlqehet nga publiku”, ka shpjeguar lidhur me filmin më të ri Bajralia, për Express. Në këtë film ajo është regjisore.

Mirlinda edhe më parë kishte thënë se bashkëpunon me aktorë e regjisorë të njohur në Amerikë, përfshirë këtu Kate Winslet, regjisorin Steve Spielberg dhe me skenaristin Kenny Golde. Dy të parët janë fitues të çmimit më prestigjioz të filmit, “Oskar”.

Aktualisht Mirlinda po i vazhdon edhe studimet për regjisore, pas disa paraqitjeve nëpër filma të ndryshëm si aktore. Ajo ka shfaqur edhe entuziazmin e saj për profesionin e regjisores.

“Të bësh filma është diçka që kam dashur tërë jetën”, ka shtuar ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›