Fiton të drejtën të dëgjojë muzikë ndërsa bën provimet

Shkolla në Skoci ku studion vajza
Një vajzë në një shkollë në Skoci ka fituar të drejtën që të mbajë iPod në vesh gjatë kohës që bën provimet. Vajza ka arritur të fitojë këtë të drejtë pas një beteje të gjatë. Ajo pretendon se nuk përqendrohet dot në rast se nuk dëgjon muzikë në vesh. Prindërit e saj e kanë ndihmuar që të fitojë këtë betejë, e cila është mbyllur brenda shkallëve të apelimit në zyrat arsimore. Vajza kishte kërcënuar me gjyq nëse nuk i jepej kjo e drejtë. Përpara provimit, mësuesit i kontrollojnë iPod për të parë se mos aty ka përgjigjet e provimit.