Vendosja e nje numri sigurimi
Me gjenerimin dhe vendosjen e numrit te sigurimit, me pajisjen e fermereve te siguruar me librezat e sigurimit shoqeror dhe shendetesor, ne faqen e pare vendoset numri i sigurimit shoqeror. Libreza plotesohet me periudhat per te cilat fermeri eshte i siguruar, duke shenuar dhe masen e kontributeve te paguara. Numri i Sigurimit Shoqeror perbehet nga 10 elemente: viti i lindjes, muaji, gjinia, dita e lindjes, numri qe lejon dallimin me personat e lindur ne te njejten dite, elementet e kontrollit qe gjenerohen automatikisht. Ne kete rast libreza e kontributeve, eshte dokumenti qe verteton se fermeri eshte i siguruar, dhe sherben si dokument identifikimi per te perfituar edhe nga sigurimi shendetesor, duke u paraqitur ne institucionet shendetesore, per te perfituar vizita e sherbime shendetesore falas, rimbursim medikamentesh mjekesore etj.
Konfindustria shpreh shqetesimin e saj lidhur me kahjen e dukshme zhvleftesuese te diteve te fundit te monedhes kombetare Lek kundrejt Euro-s dhe Dollarit dhe i kerkon Bankes se Shqiperise te nderhyj pa vonese ne te gjithe rastet kur gjykohet se ndeshemi me arsye subjektive te natyres psikologjike dhe spekulative.
Gjergj Buxhuku, administrator i Pergjithshem i Konfindustria tha dje se perafrimi me shpejtesi i normes se kembimit te Lekut me Euron ne shkallen mesatare te kembimit prej 140 lek/euro do te thote, se po arrijme ne zhvleftesim vjetor te ndjeshem prej afer 15 per qind.
Konfindustria, gjykon se zhvleftesimi i vazhdueshem i Lekut ne ditet e fundit nuk ka arsye te qendrueshme per te ndodhur.
Viti mjaft i mire energjetik ne vazhdim ka balancuar renien e te ardhurave te emigranteve, ndersa renia e ndjeshme e cmimeve te importeve baze si karburantet, hekuri, dritherat, etj. ka zvogeluar ndjeshem pasojat e renies se eksporteve shqiptare, kur dihet se deficiti tregtar i vendit eshte historikisht mjaft i thelle ne favor te importeve.
Keto fakte sipas Buxhukut, tregojne se zhvleftesimi i lekut i nenshtrohet me teper shkaqeve psikologjike dhe spekuluese, qe e bejne te detyrueshme nderhyrjen e Bankes se Shqiperise.
Njekohesisht ai kerkon nga ekzekutivi shqiptar t'i permbahet me rreptesi ruajtjes se parametrave te deficitit buxhetor te planifikuar, duke treguar kujdes ne sigurimin e te ardhurave dhe ne realizimin e shpenzimeve ne grafikun kohor te percaktuar.
Konfindustria, mbeshtetur ne te dhenat e vazhdueshme te ardhura prane saj, vlereson se vazhdimi i zhvleftesimit te shpejte te lekut do te kete pasoja te renda dhe te drejtperdrejta sidomos ne industrite, qe nuk kane cikel te mbyllur perpunimi ne vend dhe lendet e para te te cileve sigurohen ne tregjet nderkombetare si p.sh industria mekanike, industria e perpunimit te mishit, industria e perpunimit te grurit, etj..
Me te mbrojtura nga zhvleftesimi i monedhes kombetare jane sektoret industriale, qe punojne me cikel te mbyllur si p.sh industria e perpunimit te qumeshtit.
Zhvleftesimi i lekut prek ndjeshem importin e teknologjise, makinerive dhe pajisjeve industriale, qe do te japi ndikim negativ ne afatgjate ne prodhimin vendor dhe qe zeron ndikimin pozitiv ne ckurajimin e importeve te prodhimeve te gatshme, qe ndodh objektivisht ne rastin e mesiperm.
"Norma e fitimit ne industrite e mesiperme gjate gjithe vitit 2009 eshte ulur ndjeshem per te mos prekur cmimet e shitjes dhe per te qene konkurrues me prodhimet e importit, por vleresohet se veprimi i mesiperm nuk mund te vazhdoje per nje kohe te gjate ne rast se zhvleftesimi i monedhes kombetare vazhdon", - paralajmeroi Administratori i Pergjithshem i Konfindustria, Gjergj Buxhuku.