E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri djeg te gjalle te moshuarin

TIRANE- Zjarri shkrumbon banesen dhe te zotin e shtepise. Tragjedi ne nje familje te kryeqytetit, qe per pak sa nuk eshte shuar e gjitha nga flaket qe perpine godinen dy kateshe ne rrugen "Ali Pashe Gucia", prane shkolles "Partizani". Ngjarja ka ndodhur pas ores 02:00 te mengjesit te djeshem, ku shtellunga tymi dhe flake zjarri jane pare te dilnin nga banesa e familjes Zeqo ne kryeqytet. Per pasoje ka mbetur i vdekur 66 vjecari Pajtim Zeqo, eshte plagosur bashkeshortja e tij Lindita Zeqo, rreth 60 vjec dhe kane shpetuar pjesetare te tjere te familjeve aty prane. Burime zyrtare te policise thane se shkak i ngjarjes dyshohet te kete qene nje shkendije elektrike, por hetohet edhe per rrethana te tjera. I ndjeri vuante nga semundja e paralizes prej disa vitesh dhe nuk ka mundur te shpetoje dot nga vdekja. Trupi i viktimes eshte nxjerre pasi zjarrfikesit shuan flaket qe zgjaten per nje ore dhe shkrumbuan teresisht objektin e vjeter.
Burime zyrtare thane dhe se sapo kane marre informacionin per zjarrin drejt vendngjarjes shkuan makinat zjarrfikese si dhe efektive te komisariatit numer 4, qe kane nen juridiksion kete zone. I ndjeri Pajtim Zeqo sipas hetuesve eshte perpjekur te shpetoje, por tymi dhe paraliza e kane bllokuar teresisht, duke humbur jeten fillimisht nga asfiksia dhe me pas nga flaket qe i shkaktuan djegie te medha. Bashkeshortja e te ndjerit eshte perpjekur qe ta ndihmoje 66 vjecarin, por flaket e medha per shkak te godines se ndertuar me dru e tjegulla i kane rrezikuar edhe asaj jeten. Copat e baneses qe binin nga zjarri e kane goditur ne pjese te ndryshme te trupit dhe Lindita Zeqo ka shpetuar ne momentet e fundit, me ndihmen edhe te banoreve te lagjes. Ajo eshte derguar menjehere ne spitalin e djegieve ne kryeqytet, ku gjendet nen kujdesin e mjekeve, por ne gjendje ende kritike.
Shtepia e perbere prej druri rrezikonte cdo person qe afrohej duke bere te pamundur shpetimin e kryefamiljarit, i cili kerkonte ndihme nga shtrati ne pamundesi per te levizur vete per shkak te semundjes se paralizes. Forca te shumta policie kane hyre brenda vetem pasi eshte shuar zjarri, kurse trupi i te moshuarit u dergua ne Morg per ekspertize mjeko-ligjore. Burime nga policia thane se po punohet per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes dhe aktualisht dyshohet per nje shkendije elektrike.
Tre pistat e policise
Policia e Tiranes deklaroi dje se eshte ngritur grupi hetimor per ngjarjen e rende te ndodhur ne afersi te shkolles se mesme "Partizani". Pista e pare eshte renia e zjarrit si pasoje e nje shkendije elektrike per shkak edhe te amortizimit te baneses se vjeter. Nje tjeter piste eshte pakujdesia e te moshuarve, pasi mund te kene lene ndezur rezistencen apo soben dhe ne pakujdesi eshte shkaktuar tragjedia. Pista e trete me pak e besueshme eshte edhe zjarrvenia e qellimshme, por vetem marrja ne pyetje e te mbijetuares do te sqaroje kete ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›