E Diel, 1 Nëntor 2026

Venecia, festivali ndërkombëtar ifilmit do të zhvillohet për 11 ditë

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Të tjera rreth shkrimit VIDEO/Festivali nga 28 gusht-7 shtator ITALI - Festivali i 70-të ndërkombëtar i kinematografisë në qytetin italian Venecia do të fillojë më 28 gusht deri në 7 shtator. Në këtë festival siç është bërë e ditur nga Drejtori i Përgjithshëm i Festivalit, Alberto Barbera, për 11 ditë më radhë, konkurrentë për çmimin prestigjoz "Luanin e Artë" do të jenë 20 filma. 

Filmi që do të hapë festivalin e sivjetshëm do të jetë "Gravity" nga Alfonso Cuaron dhe një nga filmat më të përfolur të këtij edicioni është "The Zero Theorem" nga Terry Gilliam.
Për të festuar edicionin e 70-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, Bienalja e Venecias ka krijuar një projekt të veçantë “Venecia 70” . 

70 regjisorë nga e gjithë bota do të sjellin një film me metrazh të shkurtër që u dekidohet këtyre viteve duke filluar që nga Bertolucci deri tek Kim Ki-duk. Si një event i rëndësishëm i filmave premierë, festivali i Venecia-s do të ketë qindra gazetarë nga e gjithë bota, në mënyrë që të vendosin në qendër të vëmendjes filmat në garë për të fituar çmimin prestigjoz ‘Luani i Artë’, akorduar nga juria dhe kryetari i saj për filmin më të mirë. 

Venezia ndodhet në vijën bregdetare të cepit verilindor të Italisë, e cila është njohur për historinë, arkitekturën, artin dhe dhe atraksionet turistike.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›