Venecia shqyrton sot draftin për problemet zgjedhore në Shqipëri

Komisioni i Venecias
Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venecias) do të shqyrtojë sot draftin e hartuar lidhur me problemet zgjedhore të hasur nga Shqipëria në dy proceset e fundit elektorale. Drafi është hartuar kryesish nga Messrs van Dijk, Kask, Olszeëski (ekspert polak) dhe Marianna Skopa (eksperte e OSBE/ODIHR.
Drafti i Komisionit të Venecias vjen me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland. Jagland në një letër dërguar komisionit kërkoi një opinion se si të shmangen situata të ngjashme në zgjedhjet e ardhshme duke pasur parasysh këtu kundërshtitë për fletët e hedhura në kutitë e gabuara si edhe kërkesën për rinumërim të votave.

Thorbjorn Jagland
Pas shqyrtimit të draftit, me 16 dhjetor Komisioni i Venecias do të diskutojmë mbi opinionin që pritet të paraqes për ligjin elektorat të Shqipërisë. Në sesionin e 89 parlamentar të këtij komisioni është parashikuar që të diskutohet edhe mbi kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës lidhur me disa probleme zgjedhore të hasura në Shqipëri.
Nesër në Komisionin e Venecias do të jetë i ftuar Ilir Rusmali, kryetar i Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë. Rusmaili do të jetë i ftuar për të ndarë me anëtarët e komisionit pikëpamjet e tij lidhur me draftin e hartuar nga ky komision.
Redaksia OnLine
Florenc Stafa