E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Hyseni takon ambasadorin kroat

Prishtinë - Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, priti sot në një takim të parë njohës, ambasadorin e parë të Republikës së Kroacisë, në Republikën e Kosovës, Zlatko Kramariæ. Gjatë takimit ministri Hyseni dhe ambasadori Kramariæ, identifikuan fushat e bashkëpunimit të mëtejmë mes dy vendeve tona. Dy bashkëbiseduesit, rikonfirmuan faktin se, Kroacia dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera mes tyre.

Ambasadori Kramariæ i dorëzoi ministrit Hyseni një kopje të kredencialeve, të cilat po sot ia ka dorëzuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Pas takimit, ministri Hyseni dhe ambasadori Kramariæ iu përgjigjën interesimit të gazetarëve për çështje të ndryshme si, ndihma e pritshme e Kroacisë në procesin e njohjeve, bashkëpunimi ndërmjet dy palëve, dinamika e procesit të njohjeve etj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›