Njohja e Kosovës, prioritet i ambasadës në Berlin
Berlin -I ngarkuari me punë i Kosovës në Berlin të Gjermanisë Vilson Mirdita, deklaroi se aktiviteti i ambasadës kosovare në Berlin do të ndikojë për njohje të reja të shtetit të Kosovës. Gjatë një interviste për Radion Deutsche Welle, Mirdita bërë të ditur se po punohet që të sigurohet infrastruktura e nevojshme, që ambasada të fillojë punën sa më parë, por gjithsesi nuk ka dhënë ndonjë datë të caktuar.
“Po datë të sigurt nuk mund t'u jap por shpresoj që ne së shpejti do të fillojmë të funksionojmë si ambasadë. Ndërsa me shërbimet konsullore ne duhet të presim edhe pak ditë prandaj iu drejtohem qytetarëve tanë që të kenë durim edhe pak ditë deri sa të kemi rekrutuar stafin i cili do t'i kryej këto shërbime”, tha ai.
Duke folur për qëllimet kryesore të ambasadës që pritet të hapet, Mirdita ka thënë se do të promovohen të arriturat e Kosovës si shtet demokratik dhe tërheqja e investitorëve të jashtëm, ndërsa ka shtuar si detyrë parësore ndikimin te misionet e huaja diplomatike, të akredituara në Berlin, për të shtuar numrin e njohjeve të Kosovës.
“Dihet që në Berlin janë të akredituara më tepër se 180 misione diplomatike, kështu që mendoj se nëpërmjet kontakteve do t’i informojmë edhe ato vende që nuk na kanë njohur për të bërë njohje të reja”.
“Dua të them se me dërgimin e notës qarkore pas akreditimit tonë në Berlin ne kemi marrë shumë përgjigje edhe nga vendet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën dhe ato përgjigje janë shumë pozitive. Ato na kanë ofruar bashkëpunim dhe me kontaktet e para e kemi vërejtur se aktiviteti i ambasadës do të ndikojë që të kemi edhe njohje të reja”-ka shtuar Mirdita.