Venezuelë, Chavez kërcënon kompanitë private me konfiskim
Hugo Chavez ka kërcënuar një nga kompanitë më të mëdha të ushqimit të Venezuelës se do t'i konfiskojë pronat në rast se kjo kompani nuk do të vendosë çmimet dhe të deklarojë shitblerjet. Kohët e fundit presidenti Chavez i ka shtuar dozat e kërcënimeve ndaj sipërmarrjeve private duke i kundërshtuar politikat e tyre ekonomike, siç është edhe rasti i fundit ndaj kompanisë së ushqimeve e quajtur "Empresas Polar".
Chavez gjatë deklaratë së tij të fundit mbi këtë korporatë të fuqishme të ushqimeve u shpreh se shteti venezuelian e ka çdo të drejtë që të konfiskojë pasurinë e cddo kompanie private kur kjo e fundit nuk i respekton rregullat dhe ligjet.
"Unë nuk do të kryaj asnjë aksion, por më duhet që të saktësoj se nëse "Empresas Polar" vazhdon të bojkotojë rregullat e shtetit tonë, atëhere administrata jonë do t'i konfiskojë pronat dhe gjithçka tjetër kësaj kompanie.
Kompania me të cilën është duke u konfliktuar aktualisht Hugo Chavez, Empresas Polar, është prodhuesi dhe shpërndarësi më i madhe i birrës dhe miellit të misrit në të gjithë Amerikën Latine. Produktet e kësaj korporate të fuqishme ekonomike shpërndahen në 150 mijë dyqane dhe supermarkete në mbarë kontinentin latin.