E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ne Kosove per tryezen Shqiperia Kosova dhe rajoni pas 23 qershorit

Sulmoi kundërshtarin më të madh politik në vendin ku, ky i fundit përkrahjen dhe popullaritetin e ka të padiskutueshëm.
Kryetari socialist Edi rama në tentativën për të fituar sa më shumë zemra në prishtinë, akuzoi kryeministrin Sali Berisha, duke thënë se gjatë luftës çlirimtare të Kosovës ka vlerësuar ushtarët e UÇK-së si kontrabandistë.
Pikërisht popullariteti i Berishës në Kosovë, nuk kaloi pa shpotisje.
Rama nuk la pa komentuar dhe refuzimin qe kreu i Lwvizjes vetevendosje Albin Kurti i beri pjesemarrjes ne kete conference.
Duke u rikthyer në seriozitet, kryesocialisti tha se pas 23 qershorit, nëse do të fitonte zgjedhjet, do të shpallte një partneritet strategjik me qeverinë e Kosovës.
Në Konferencën “Shqipëria, Kosova dhe rajoni pas 23 qershorit”, Edi Rama shpalli objektivat kryesore të diplomacisë së qeverisë se PS, nëse do fitojë zgjedhjet. Ai tha se do të përpiqet të shtojë më shumë njohjet e shtetit të Kosovës, duke bindur edhe ato vende anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur deri tani.

Vizita dhe takimet në Kosovë
Edi Rama është në Kosove këtë fundjave, për disa takime. Ndalesa e radhës sot do te jete ne bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, ku do të mbahet takimi me temë “Shqipëria, Kosova dhe rajoni pas 23 qershorit”. Gjate mbremjes se djeshme, Rama dhe bashkëshortja e tij kane darkuar nen shoqërinë e kryeministrit Hashim Thaci dhe këshilltarët aktuale te fushatës se socialisteve Alaster Kembell, i njohur edhe si këshilltar i ish-kryeministrit britanik Toni Bler. Kjo eshte nje foto e publiku mbrëmjen e djeshme ne rrjetin social tëiter nga Arlinda Ramadani, shefja e kabinetit ne Ministrinë e Integrimit te Kosovës, e cila ka konfirmuar edhe praninë e liderit socialist ne tryeze.
Refuzimi i Vetëvendosjes Vetevendosja refuzon Edi Ramen. Ne faqen e saj ne Facebook mesohet se forca kryesore ne opoziten kosovare ka refuzuar ftesen e liderit te opozites, Edi Rama per takimin me teme “Kosova pas 23 qershorit”, i cili organizohet ne Prishtine. Mosperputhja e programit politik me temen e diskutimit si dhe distancimi I kesaj levizje nga organizimet partiake jane arsyet qe paraqet Vetevendosja. Pervec kesaj Vetevendosja shprehet se “gjykimi I njohur I ketij subjekti per protesten e 21 Janarit”,abuzimi me termin “Nacionalizem” per qellime elektorale dhe mbeshtetja e dialogut Kosove-Serbi nga Rama jane argument ate mjaftueshem per te refuzuar nje takim me Edi Ramen. Ne deklaraten e Vetevendosjes thuhet se shqiptareve u duhen organizime progressive per shoqerine ,ekonomine dhe kombin dhe jo privatizim I ideve kombetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›