Venezuelë, sekuestrohen 7 tonë kokainë, destinacion Spanjën
MADRID- Policia e Spanjës dhe ajo e Venezuelës sekuestruan afro shtatë tonë kokainë dhe arrestuan 13 persona të një rrjeti, që po përpiqej të fuste drogën në Spanjë, duke e fshehur në makineri ndërtimi, njoftoi sot policia spanjolle.
Këto arrestime të kryera në të dy vendet mundësuan shkatërrimin e një prej organizatave më të fuqishme të trafikantëve, që parashikonte të fuste në Spanjë 6,7 tonë kokainë e fshehur në makineri ndërtimi përmes portit të Bilbaos, në veri të vendit, sipas Gardës Civile.
Tetë persona u arrestuan në Venezuelë dhe pesë në Spanjë, ndër të cilët edhe kreu i organizatës, bëhet e ditur në deklaratën për shtyp të Gardës Civile, ndërkohë që sasia e konsiderueshme e drogës u sekuestrua në Venezuelë.
(d.b/AFP/BalkanWeb)