Greqi, vdes shqiptari pas një zënke në pallat
ATHINE-Një shqiptar 37 vjec ka vdekur mbrëmë në Athinë të Greqisë, pas një zënke të dhunshme që ndodhi në pallatin ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në një pallat që ndodhet në kryqëzimin e rrugëve Hrisafi dhe Madhitu, në lagjen Virona të kryeqytetit grek.
Policia thotë se është njoftuar për një grindje që kishte nisur në këtë pallat, midis 37 vjecarit dhe personave të tjerë, për motive të dobëta. Kur policia ka shkuar në vendngjarje, 37 vjecari shqiptar ishte plagosur me thikë dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk shpëtoi dot për shkak të plagëve të pësuara.
Policia thirri për të pyetur disa banorë të pallatit ku ndodhi krimi, dhe po heton për të gjetur shkaqet e sulmit, që shkaktoi vdekjen e 37 vjecarit nga Shqipëria.
Nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës dhe as kombësia e personit që shkaktoi vdekjen e tij.
(d.b/BalkanWeb)