E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venezuele zgjedhjet parlamentare test per Chavez-in

Votimet

Me shume se 17 milione zgjedhes jane thirrur dje per te votuar ne Venezuele per te zgjedhur 165 anetaret e Asamblese Kombetare. Behet fjale per nje dite te rendesishme per Presidentin Hugo Chavez i cili ne prag te zgjedhjeve presidenciale te vitit 2012 kerkon te mbaje kontrollin e Parlamentit aktualisht i dominuar nga aleatet e tij per shkak te bojkotimit ne zgjedhjet legjislative te vitit 2005 nga ana e forcave te opozites. Por me sa duket kesaj here opozita nuk kerkon te perserise gabimin e pese vjeteve me pare. Ashtu sic shkruan e perditshmja spanjolle El Pais partite anti-Chavez kane vendosur te kenaqin cdo divergjence per tu bashkuar qe te marrin pjese ne zgjedhje nen nje sigel te vetme. Qellimi i tyre eshte rikthimi ne Parlament si nje force e fuqishme. Sondazhet e fundit tregojne se do te kete nje perplasje koke me koke por per shkak te sistemit te ri elektoral opozita mund te kete me pak deputete edhe pse mund te marre me shume vota. Lideri i opozites ashtu sic shkruan El Pais ka denoncuar me ze te larte sistemin diktatorial te ngritur nga Presidenti Chavez. Sipas tyre prej shume kohesh Presidenti venezuelan nuk e mbeshtet me demokracine dhe perdor institucionet dhe pasurite me nafte te vendit per qellime personale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›