E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliminohet Majlinda

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi qysh në xhiron e parë është eliminuar në garë për Superkupën botërore ‘Grand Slam’, që është mbajtur të shtunën e të dielën në Paris të Francës.

Majlinda Kelmendi ka pësuar humbje nga xhudistja ruse Kuzjutina, e cila disfatë edhe e eliminoi kosovaren nga ky eveniment. Mirëpo, për humbjen që e pësoi Kelmendi, përzgjedhësi kosovar Driton Kuka një pjesë të fajit ia ka hedhur gjyqtarit, për të cilin thotë se e ka favorizuar xhudisten ruse.

“Në Paris Majlinda bëri luftë të fortë dhe ajo përfundoi pa hedhjen nga asnjëra xhudiste, por gjyqtarët e favorizuan rusen duke e dënuar Majlindën për pasivitet. Kjo luftë ishte shumë e barabartë dhe duke e marrë parasysh që rusja është e dyta në botë për seniore, atëherë është shenjë e mirë që Majlinda me një punë dhe investim më të madh do të jetë në mesin e tetë kandidateve kryesore për medaljet në Lojërat Olimpike në Londër”, ka thënë Kuka.

Ndërkohë, siç është pritur, në këtë garë nuk ka mundur të merr pjesë xhudistja tjetër kosovare, Nora Gjakova, e cila po vuan nga një lëndim të pësuar më parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›