Venger, Mojes dhe Benitez, gare per Canen
Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger eshte duke rivalizuar me trajnerin e Evertonin, Devid Mojes, per te siguruar kartonin e mesfushorit te kombetares sone, Lorik Cana. Venger ka insistuar edhe me pare dhe pritet qe klubi i Arsenalit te futet shume shpejt ne bisedime per te firmosur nje kontrate te mundshme, me mesfushorin shkaterrues te kombetares shqiptare, Lorik Cana. Por ne te njejten kohe eshte rikthyer edhe nje piste e vjeter, pasi trajneri i Evertonit, Mojes ka kohe qe kerkon me insistim sherbimin e lojtarit te Olimpikut te Marsejes. Ai nuk ka mundur dot qe ta kete Canen prane skuadres se tij. Arsen Venger eshte gati qe te afroje 8 milione sterlina, per te blere kartonin e 25-vjecarit, aktualisht kapiteni i skuadres franceze. Venger nuk ka shfaqur asnje sekret per admirimin e tij personal karshi Lorik Canes, si nje lojtar qe i duhet ekipit te tij, ne nje te ardhme. Cana eshte zyrtarisht nje nga lojtaret me te kerkuar ne tregun anglez te futbollit. Ai nje jave para se te perfundoje kampionati francez, ku shanset per te fituar titullin kampion jane me te pakta se Bordoja qe kryeson me tre pike me shume, deklaroi se deshiron qe te largohet ne nje kampionat me te forte dhe Anglia eshte pista kryesore, ne kete moment.