E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuri: Sipas rotacionit, eshte radha e Ngjeles

Nje nga kater donatoret e Tiranes, njekohesisht edhe zv/president i FSHF-se, Lutfi Nuri, komentoi suksesin me te fundit te bardhebluve, ekipi ku ai investon prej me shume se dy dekadave. "Ishte nje gezim i vecante. E gjitha familja e madhe e Tiranes festoi dhe me vjen mire qe ekipi yne, e mbylli kampionatin me nje sukses te tille",- theksoi Lutfi Nuri. Sipas Nurit, qe investon prej 19 vjetesh dhe ka shenuar suksese te medha, ne drejtimin e bardhebluve, e ardhmja dhe menyra e drejtimit te skuadres se Tiranes mbetet e diskutueshme. Dihet se mes donatoreve, sidomos gjate sezonit te fundit, ka pasur konflikte te shpeshta. Sakaq, pergjigjet edhe Nuri qe thote se mjafton ecuria dhe suksesi i skuadres, pasi ne kete rast edhe mosmarreveshjet jane me lehta te sheshohen. Tirana sponsorizohet nga kater donatore, me te drejte rotacioni. Gjate vitit te fundit, Refik Halili ishte vendimarres, ne baze te nje organizimi te ri te donatoreve, por pati serish probleme mes tyre. Halili tha pas titullit se gjithcka i perket se kaluares, kurse Nuri theksoi se mbetet pjese e klubit. "Une dhe Avniu, nuk kemi asnje problem me koleget. Per te ardhmen, nuk kam asnje dijeni, nese do te zbatohet formula e percaktuar vjet, kur tani i mbetet qe te drejtoje Shefikat Ngjela."

Rotacioni

"Kemi pasur diskutime, ne menyren e organizimit, por nuk e di se si do te funksionoje ne te ardhmen ekipi. Sipas vendimeve qe u moren ne edicionin e kaluar, kater donatoret do te drejtojne ekipin, me ane te rotacionit", - perfundoi Nuri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›