Venger: Premier Liga, gara per titull e hapur
Celsi i befasoi te gjithe, me humbjen 3-1 ndaj Viganit, por rezultati konsiderohet si nje testament per garen e titullit ne Premier Lige. Ne baze te deklaratave te trajnerit te Arsenalit, ArsenVenger, qe beson te rezultatet, pas shtate raundeve te para, thote se cdo ekip mund te mundet nga cdo ekip tjeter ne Angli. Nuk ka ndonje diference te madhe mes gjashte ekipeve qe kryesojne aktualisht Premier Ligen. Ne liste perfshihet edhe Mancester Siti qe kane humbur vetem nje ndeshje me rivalet e tyre te Mancester Junajtid. Arsenali, me dy humbje, ka nje ndeshje ne doren e tij. "Kampionati i sivjetshem eshte i paparashikueshem,' - theksoi Venger. - "Cdo ekip mundet dhe asnje ndeshje nuk eshte e sigurte." Topcinjte fituan me Viganin, 4-0, vetem nje jave para se kjo skuader te realizonte nje surprize te forte, ndaj Celsit. Venger thekson: - "Kampionati eshte bere edhe me interesant, pasi Vigani prodhoi nje surprize te madhe te shtunen, sepse ne e kishim mundur kete skuader me lehtesi te madhe, vetem nje jave me pare. Besoj se eshte ngushtuar diferenca ne krye. Ne kemi luajtur deri tani gjashte ndeshje dhe me vetem dy humbje, jemi ne nje pozicion teper te favorshem."