E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pepe: Ronaldo, me i mire se Mesi

Pepe beson se shoku i skuadres se tij te Reali i Madridit, Kristiano Ronaldo eshte me i mire se ylli i Barcelones, Lionel Mesi, sepse jep me shume gjate ndeshjes. Mbrojtesi me origjine braziliane eshte rikthyer pas denimit, prej 10 ndeshjeve. Pepe ka ndezur debati se cili prej dy lojtareve eshte me i forte. - "Kristiano Ronaldo eshte me i mire, sepse ai eshte i zoti per te shenuar gola me koke, me kembe dhe nga goditjet e lira, ne menyre aq te mira, sa krijon edhe shume raste," - theksoi Pepe. 'Ai eshte nje lojtar spektakolar, ne gjendje qe te krijoje mundesi te pabesueshme. Ai ka nje deshire te madhe per te fituar dhe ai do te na ndihmoje shume." Ne baze te refleksioneve, pas dhjete ndeshjeve i pezulluar, Pepe thote se ka mesuar nga gabimet e se kaluares. - "Ajo cfare kam bere ishte gabim, por tani e kam kaluar ate moment dhe deshiroj qe te punoj shume dhe te ndihmoj ekipin. Isha i lumtur qe te kthehesha dhe tani shpresoj qe te bej me te miren e mundshme,' - shton me tej Pepe. - "Miqte dhe familja ime me kane dhene te gjithe mbeshtetjen e duhur. Ata e dine se c'djale jam dhe prandaj jam ndjere gjithmone mire. Per kete arsye dua t'iu kerkoj qe te gjitheve te falur,' - perfundon Pepe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›