E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venger: Sanderlendi, "vrau" shpresat per titullin

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger pranoi se humbja e pesuar te shtunen 1-0, me Sanderlendin ishte serioze dhe i ka prere deri diku shpresat e topcinjve, per te fituar nje titull ne Premier Lige. Ndaj Sanderlendit, qe udhehiqet ne fushe nga mesfushori shqiptar Lorik Cana, Arsenali pesoi humbjen e pare pas 14 ndeshjeve. Kjo humbje e largoi Arsenalin, plot tete pike nga vendi i pare. Fitorja e fundit e Celsit dhe e Mancesterit nga ana tjeter ka zbritur topcinjte ne vend te trete dhe shkeputi njekohesisht rivalet, ne gare per titull. Edhe Liverpuli i Rafa Benitezit, pas humbjes se pesuar ne Sanderlend, eshte dorezuar ne gare per titull dhe pretendon qe ne fund te siguroje nje nder kater vendet e para, objektivi minimal, per te marre pjese ne kompeticionin e Liges se Kampioneve. "Humbja me Sanderlendin ka ardhur si nje goditje e madhe, sepse fitorja na mbante me prane objektivit, per te siguruar titullin kampion, dhe tani do te jete e veshtire", - theksoi francezi pas zbritjes se Arsenalit ne vend te trete. "Nuk ishim te zote qe te fitonim dhe per kete duhet te fajesojme veten tone. Nuk arritem dot qe te shenonin dhe kur nuk realizon gol ne porte kundershtare, veshtire se mund te fitohet ndeshja,- shprehet Arsen Venger- disa lojtare nuk jane ende ne forme e tyre me te mire". Arsenali po vuan edhe nga demtimi i Van Persit, nje prej lojtareve me te mire te javeve te fundit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›