E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela udheheq Koblencin ne Gjermani, te tjeret ne "hije"

Lojtaret shqiptare qe luajne ne Gjermani, vazhdojne qe te mos aktivizohen ose te luajne shume pak minuta, ne radhet e ekipeve te tyre. Edmond Kapllani po mendon nje "divorc" te dyte brenda nje sezoni, pasi nuk aktivizohet as ne sulmin e Augsburgut. Skuadra e Edmond Kapllanit fitoi dje ndaj St Paulit, me rezultatin 3-2, nderkohe qe sulmuesi kuqezi nuk eshte aktivizuar rregullisht, si ne ndeshjet e kaluara. Kapllani po pret perfundimin e merkatos se muajit janar, qe te ndryshoje ambient. Sakaq, edhe Berisha nuk eshte aktivizuar me Arminian e Bielfildit. "Kriza" qe ka mberthyer dy sulmuesit kuqezi ndodh edhe me Hyken, qe ne edicionin e dyte me Maincin vazhdon qe te mbetet jashte planeve te trajnerit te tij. Duket se ndryshimi i ambientit nuk ka rezultuar pozitiv per secilin prej lojtareve ne fjale, qe presin te zgjedhin ne janar ekipin e duhur, me qellim qe te aktivizohen me shume minuta dhe te mbajne te sigurt vendin ne kombetare. Ekipi i Koblencit, ku luan aktualisht Ervin Skela shenoi nje fitore te madhe, ndaj Akenit, ne Bundeslige. Koblenc fitoi minimalisht dhe me blerjen e Skeles, skuadra ka nisur te gjallerohet ne loje, gje qe tregon se blerja e fantazistit kuqezi, rezultoi e goditur. Bunjaku, nje shqiptar qe nuk ben pjese ne radhet e kuqezinjve, po shkelqen ne ndeshjet e fundit, teksa shenoi dy gola per ekipin e tij te Borusias, ne ndeshjen e fundit.

Seria A/Ekipi i Leonardos shenoi nje fitore tjeter te madhe, ndaj Kaljarit

Milani fiton dhe ngjitet ne vend te dyte, per disa ore

Milani u ngjit ne vend te dyte te Seria A, pasi shenoi nje fitore te madhe ndaj Kaljarit, ne "San Siro", me rezultatin e pergjithshem 4-3. Ekipi i Leonardos qendroi disa ore ne pritje, per te pare edhe ndeshjen e fundit te Juves. Bardhezinjte e Ferrares duhet qe te mos fitonin, ne ndeshjen qe zhvilluan disa ore me vone, ndaj Udinezes, pasi nje gje e tille i interesonte Milanit per te mbrojtur vendin e dyte, cka shihej si ngjitja me e shpejte e realizuar ne nje kohe kur ne drejtim te kuqezinjve pati jo pak kritika. Megjithate, Milani i Leonardos vazhdoi serine e fitoreve ne Seria A, me nje loje krejt sulmuese. Mjafton skema e aplikuar prej brazilianit 4-3-3, per te pranuar rezultatin me gola te shumte. Nje ndeshje emocionuese, ku Milani e nisi keq, por ne fund gjeti golat dhe permbysi fitoren brenda pjeses se pare te miqve. 45 minutat e para ishin te jashtezakonshme. Klarens Sedorf shenoi golin e pare per kuqezinjte e Leonardos. Matri barazoi shifrat pak minuta me vone. Jeda kaloi Kaljarin ne epersi, por Borrielo dhe me tej Pato shenuan golat e radhes. Ne fund Ronaldinjo realizoi me nje 11-metersh golin e katert, qe mjaftoi per kuqezinjte, per te mundur Kaljarin. Ne ndeshjet e tjera vlen te permendet fitorja e Romes, ndaj Barit. Pas rikthimit prej nje demtimi, Francesko Tito shenoi tre gola ne porten e bavarezeve, brenda 30 minutave te para te ndeshjes. Sampdoria u ngjit serish ne kater vendet e para te Seria A, pas fitores se djeshme me Kievo, qe mbeti me 10 lojtare. Sampdoria fitoi me rezultatin 2-1, ndaj Kievos. Ne ndeshjet e javes se fundit te Seria A, Interi vazhdon te kryesoje bindshem pas fitores se thelle qe siguroi ne fushe te Bolonjes. Zikalterit triumfuan ndaj Bolonjes me rezultatin 4-1.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›