Tirana dhe Besa ndalen, Dinamo +10
Aranit Muraci
Kampionati pas ndeshjeve te fundit te fazes se pare, njeh nje ekip qe krijon ne cdo jave diference me ekipet e tjera. Pas nje ecurie te mbare te Tiranes ne javet e fundit, ka ardhur humbja e katert per bardheblute, qe iu mjaftoi bluve per te hedhur nje hap te sigurt, drejt titullit kampion. Tirana ndali vrullin e ndeshjeve te fundit pas tre fitoreve radhazi, duke zbehur mundesine per t'iu afruar kryesueses se momentit, Dinamos. Me humbjen qe pesoi dje ne Lac, 24 here kampionet e Shqiperise jane larguar edhe nga pretendimet e larta qe kishin per te fituar titullin kampion. Bardheblute jane mundur nga ekipi i ngjitur ne kete edicion ne Superiore, me nje gol qe e shenoi ne porten e tyre ne fund te pjeses se pare, Tefik Osmani. Me ndalesen e fundit, kryeqytetasit do ta kene te veshtire qe te mbrojne titullin kampion, kur mbeten edhe kater jave nga perfundimi i pjeses se pare te ketij edicioni. Tirana e nisi mire ndeshjen, por ne fund te pjeses se pare nje autogol i Tefik Osmanit siguroi fitoren dhe tre pike te cmuara per Lacin. Pas pesimit te golit, Tirana ne pjesen e dyte humbi edhe qetesine ne lojen e saj. Vendasit, te perkrahur nga tifozeria e tyre, bene perpjekje maksimale deri ne fund te ndeshjes, duke mbrojtur rezultatin qe ishte ne favor te tyre. Nje humbje, qe per Tiranen nuk mund te konsiderohet nder me te hidhurat ne kete kampionat, pasi vjen ne nje kohe kur pretendohej afrimi i metejshem me kryesuesen e sezonit, Dinamon. Tirana pervec ketij fakti, humbi terren edhe me dy ekipet e tjera te para, duke e thelluar me shume diferencen e saj, me secilen prej tyre. Per vendasit vlen te permend loja e Nores, qe rrezikoi edhe ne disa raste te tjera porten e portierit Nallbani. Vendasit ne pjesen e dyte, menduan qe te zene ne veshtiresi Tiranen, nepermjet kundersulmit duke rreshtuar me shume forca ne mbrojtje. Nderkaq, Tiranes i eshte kthyer lojtari i sulmit Migen Memelli, qe nuk arriti dot te shenonte ndaj Lacit, ne ndeshjen e djeshme. Humbja e fundit e coi Tiranen 12 pike larg Dinamos, ekipi qe ka rivalizuar blute, ne edicionet kur keta te fundit jane shpallur kampione. Rivalja qe shihet se mund te ndjeke blute ne pjesen e dyte te gares, me shkeputjen e momentit do ta kete pothuajse nje "mision te pamundur", qe te mbroje titullin kampion. Vetem nje nderhyrje ne merkaton e dimrit, me lojtare teper cilesore qe do te garantojne fitore dhe nga ana tjeter Dinamo duhet te mundet.
Rivalet, akuza ndaj Dinamos
Rivalet jane leshuar me akuza kunder Dinamos. Besa, Apolonia dhe Tirana, nepermjet drejtuesve te tyre shprehen se blute favorizohen nga gjykimet, duke krijuar shkeputjen me te madhe qe eshte njohur ne kampionatin tone, gjate viteve te fundit. Dinamo ndodhet plot 10 pike larg Beses se vendit te dyte, pas 11 ndeshjeve te para, gje qe tregon se me diferencen e momenti i ka mbyllur llogarite me titullin. Por disa drejtues ekipesh, presidenti i Apolonise qe u largua pas ndeshjes se fundit me Dinamon, presidenti Bizhdili i Beses qe hodhi te njejtat akuza, dhe Tirana e cila pretendon te mbroje titullin, shprehen se gjykimet e gabuara kane favorizuar, duke ndikuar ne shkeputjen aktuale te bluve.