Besa "distancohet" nga Dinamo, pas barazimit ne Durres
Besa eshte ndalur ne Durres, duke lene dy pike te tjera, pas humbjes qe pesoi ne fushen e saj, me Dinamon. Kavajasit u perballen me Teuten qe drejtohet nga Mirel Josa dhe nuk shkuan me shume se barazimi 1-1, ndaj "djemve te detit". Derbi i fqinjeve bregdetare ka kenaqur me shume vendasit, pasi Besa dihet se ka pretendime te larta, per te siguruar titullin kampion. Teuta kaloi e para ne epersi ne '49, kur Mile realizoi ne porten e Shehit. Portieri kavajas pesoi golin e trete ne kampionat, nderkohe qe miqte pak minuta me vone barazuan shifrat ne 1-1. Kosovari Alban Dragusha, pas nje sulmi te shpejte realizoi ne porten kundershtare nje gol qe gezoi Besen dhe krijoi me teper shanse per te fituar ne fund. Besa nuk arriti dot qe te siguroje maksimumin e pikeve, duke u shkeputur edhe me shume nga Dinamo. Blute pas perfundimit te ndeshjes se fundit Besa- Teuta, e shohin veten 10 pike larg vendit te dyte. Kjo jave ka folur per Dinamon, qe fitoi terren ndaj tre ekipeve qe e ndiqnin ne klasifikim dhe qe konsiderohet si rivale per garen e titullit.