Salihi gjen golin e radhes ne Austri
Hamdi Salihi shenoi per Rapidin e Vjenes, qe fitoi dje me rezultatin e thelle 4-1, derbin ndaj Austrise se Vjenes. Sulmuesi shkodran shenoi ne fund te ketij takimi nje gol, qe vulosi perfundimisht rezultatin dhe i siguroi ekipit te tij, fitoren e radhes. Austria mbeti me 10 lojtare ne pjesen e dyte te ndeshjes. Nderkaq, forma e mire qe po kalon Salihi e ka ndihmuar Rapidin qe te shenoje gola te shumte dhe te pretendoje titullin kampion. Sulmuesi i kombetares sone e nisi edicionin aktual me Riedin dhe pas kalimit ne radhet e Rapidit ka shenuar sistematikisht, duke shfaqur ambicie te larta, per te qene edhe goleador i kampionatit austriak. Ne edicionet e kaluar 25-vjecari ka rezultuar golashenuesi me i mire i skuadres se tij, pasi Riedi nuk ka pretenduar titullin ne asnje rast.