E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venger: Të përulemi para Mesit

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger e ka përcaktuar sulmuesin e Barcelonës si “talent mental”, pas dy golave që ai i shënoi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. “Mesi ka kualitete mentale që janë: përkushtimi, dëshira për të luajtur, kënaqësia për të ndihmuar ekipin, dëshirë e përhershme. E vëreni? Ai kurrë nuk reagon me gjithë ato shkelma që pëson. Kur i shohim statistikat e tij, duhet të përulemi, ato janë fantastike. Kur një lojtar shënon 52 gola dhe bën 25 asisti në futbollin modern, kur e shihni sa vështirë është të shënohet një gol, atëherë duhet të jesh i bindur se ai është shumë i veçantë”, tha Venger. Sa i përket sjelljeve dhe reagimeve të Zhoze Murinjos, pas ndeshjes së humbur kundër Barcelonës, Venger tha se e kupton reagimin e portugezit pas kësaj humbje, por kjo nuk i jep të drejtë të minimizojë fitoren e rivalit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›