E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli mendon të transferojë Luka Tonin

Napoli raportohet se është duke menduar të transferojë sulmuesin veteran të Juventusit, Luka Toni. Toni do të jetë pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe mund të lëshohet nga Juvja që në janar për të kursyer pagën e tij. Milani dhe Arsenali raportohet se kanë tentuar të bisedojnë me agjentin e Tonit në javët e fundit, rreth planeve të tij. Megjithatë, drejtori i Napolit, Rikardo Bigon, po ashtu është i interesuar në sulmuesin e qendrës, si mbulesë për Edinson Kavanin. Sidoqoftë paga prej 2.5 milionë euro në vit mund të jetë e lartë për mundësitë e Napolit

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›