E Diel, 1 Nëntor 2026

Venger nuk e feston 15 vjetorin te Arsenali

15-vjetori i Arsen Vengerit si menaxher i Arsenalit vjen një ditë para derbit të veriut të Londrës në Totenhem ditën e diel. Mirëpo francezi nuk është aspak në humor për të festuar pasi me skuadrën e tij ka arritur vetëm dy fitore në gjashtë ndeshjet e deritashme në Premier Ligës në këtë sezon. Venger ka thënë se “ka mjaft arsye për të mos qenë të gëzuar, kurrë nuk shikoj prapa dhe nuk jam adhurues i përvjetorëve”. Venger ka fituar Premier Ligën tri herë por nuk ka fituar asnjë titull me Arsenalin që prej triumfit në FA Cup në vitin 2005. Arsenali është mposhtur në këtë sezon 8-2 nga Mançester Junajtid dhe të gjithë janë skeptikë rreth ecurisë së “topçinjve” duke parashikuar një nga sezonet më të zymta të viteve të fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›