E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani kërkon të joshë Erik Abidalin

Kontrata e Eric Abidalit me Barcelonën skadon në fund të këtij sezoni dhe situatën e mbrojtësit francez është duke e ndjekur me vëmendje Milani, kanë njoftuar mediat italiane ditën e djeshme. Abidal ende nuk ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me gjigantin katalan, por nuk mungojnë blerësit e interesuar për shërbimet e tij. Njëri prej tyre është Milan që synon të sjell Abidalin në “San Siro” gjatë afatit kalimtar të janarit. Abidal është objektiv edhe i Paris Saint-Germain.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›