E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vengu prezanton Blerina Abrazhdën, zëvendësministre e Mbrojtjes

TIRANË, 17 shkurt /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka prezantuar Blerina Abrazhdën si zëvendësministre të Mbrojtjes.

Vengu ndau në rrjetet sociale disa foto nga prezantimi i zëvendësministres.

“Blerina Abrazhda i bashkohet ekipit të Ministrisë së Mbrojtjes si zëvendësministre, duke sjellë me vete eksperiencën dhe përkushtimin në shërbim të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare”, shkruan Vengu.

Abrazhda u emërua në këtë detyrë më 12 shkurt me vendim të Këshillit të Ministrave.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›