Durrës, antitrafiku sekuestron gjatë një muaji afro 64 kg hashash
DURRES- Forcat e policisë së Durrësit kanë sekuestruar gjatë muajit tetor afro 64 kg lëndë narkotike canabis sativa, ndërsa 11 persona të moshave 18-34 vjeç janë arrestuar për veprën penale të trafikimit të substancave narkotike dhe për shitjen e tyre.
Zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qarkut, Ornela Çako, tha se sasia më e madhe e lëndës narkotike gjatë muajit që kaloi është bllokuar në portin detar të Durrësit, kur në autobuzin e linjës Tiranë-Durrës-Bari (Itali) janë sekuestruar 62.756 gr lëndë narkotike canabis sativa. Pas kontrollit u arrestua drejtuesi i autobuzit, Ermir Skordileva, 34 vjeç.
Sipas të njejtit burim, 10 të rinj të tjerë kanë përfunduar në pranga kryesisht për shitje të lëndëve narkotike në sasi nga 2.5 deri në 1.114 gram canabis sativa.
(d.b/ATSH/BalkanWeb)