Jahjaga: Kosova shikon përpara drejt integrimit në BE e NATO
PRISHTINË- "Republika e Kosovës nuk është peng i së kaluarës", tha sot Presidentja, Atifete Jahjaga, në hapjen e Konferencës së parë të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të rajonit, në qytetin e Pejës.
"Ne shohim nga e ardhmja, drejt rrugës së integrimeve evropiane dhe të anëtarësimit në NATO, si Aleanca më e drejtë e sigurisë kolektive", theksoi Jahjaga, duke shtuar se Kosova po merr pjesë në nismat rajonale në fushën e sigurisë.
Presidentja e Kosovës, u shpreh se, "qëllimi ynë është që së shpejti t'i bashkohemi Partneritetit për Paqe, ku me kapacitetet tona ekzistuese të ndërtuara sipas standardeve më të larta evropiane dhe amerikane mund të japim kontributin tonë në misionet dhe ndërmarrjen e përbashkëta humanitare për vendosjen dhe ruajtjen e paqes nëpër botë".
Ajo theksoi se "Kosova, ashtu si i tërë rajoni ka për qëllim integrimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO".
"Shtetet tuaja që tashmë e kanë bërë këtë rrugëtim mund të na ndihmojnë me ndarjen e përvojës, që ta bëjmë udhëtimin tonë më të shkurtër dhe më të lehtë", iu drejtua Presidentja Jahjaga pjesëmarrësve të Konferencës, mes tyre edhe përfaqësues të NATO-s.
(d.b/BalkanWeb)