E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtonin barna ilegale, QKB bllokon 20 farmaci në Tiranë

TIRANË- 20 subjekte farmaceutike në Tiranë dhe në disa qytete janë bllokuar pas inspektimeve të kryera nga Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave, për tregëtim të medikamenteve pa pullë sigurie dhe në disa raste edhe jashtë afatit të skadencës.

Nga sa pohon Drejtori i këtij institucioni Besnik Jakaj, barnat ilegale janë më së shumti antibiotikë apo antihipertersivë, që mendohet se janë sjellë në Shqipëri dorazi.

Për këto shkelje të evidentuara janë penalizuar 18 farmaci me gjoba nga 50 mijë deri në 200.000 mijë lekë të reja.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›