Fushë Krujë, aksident tragjik, shuhen 3 anëtarë nga një familje
FUSHË KRUJË- Tre pjestarë të një familjeje kanë mbetur të vdekur dhe njëri prej tyre është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën. Ky është bilanci tragjik i aksidentit të rëndë të ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë.
Mësohet se autobusi me targa DE0016E, i cili udhëtonte nga Fushë Kruja për në Durrës ka përplasur automjetin tip ‘Wolksvagen’, në të cilin ndodheshin katër anëtarët e familjes Shota.
Nga përplasja e fortë kanë mbetur të vdekur Autobelt, Suela e Kejsi Shota, ndërkohë Ervis Shota është dërguar i plagosur rëndë në spitalin Ushtarak të Tiranës.
Aksidenti ndodhi në momentin teksa makina tip ‘Wolksvagen’ po hynte në rrugën kryesore. Aksidenti ka shkatuar panik tek udhëtarët e autobusit, të cilët kanë parë skenën tragjike.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarja dhe ka shoqëruar drejtuesin e autobusit, ndërkohë që ka nisur hetimet dhe marrjen në pyetje të personave që kanë parë momentin e përpjasjes së dy mjeteve.
(e.m/BalkanWeb)