Sulmuesi i Uiganit, në burg se dhunoi një studente
LONDER- Sulmuesi i Uiganit në Premier Ligën Angleze Marlon King është dënuar me 18 muaj burg nga një juri në Londër për shkak se ka goditur një grua duke i thyer hundën në një klub nate. Vajza kishte refuzuar të kalonte natën me të dhe King, 29 vjeçar, nuk kishte ngurruar ta godiste. Menjëherë pas dhënies së vendimit klubi i Uiganit bëri të ditur se ka prishur kontratën me sulmuesin, që përfitonte 35 mijë paund në javë. Ngjarja ka ndodhur në dhjetorin e vitit të kaluar në lokalin Soho Revju në kryeqytetin anglez. Vajza është studente dhe ajo kishte refuzuar të kalonte natën me King, baba i 3 fëmijëve. Sulmuesi i Uiganit i ka thënë se ishte milioner dhe se e dëshironte patjetër. “Nuk më intereson se kush je, merri milionat dhe largohu nga tavolina”, i ëhstë përgjigjur vajza. Prokurorët kanë bërë të ditur në gjyq se atëherë King ka humbur kontrollin dhe ka ushtruar dhunë, duke e rrëzuar atë në pistë me shkelma e grushta. Vajza ka përfunduar e gjakosur, e ënjtur dhe me hundë të thyer, bënë të ditur dëshmitarët. Prokuroria ka treguar gjithashtu se sulmuesi 29 vjeçar ka qenë 7 herë në rajon të policisë kur ishte 17 vjeç, i akuzuar për dhunë ndaj grave.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)