Leonardo: Nuk ekziston asnjë çështje “Ronaldinjo”
MILANO- Trajneri i Milanit Leonardo ka hedhur poshtë zërat se mes tij dhe Ronaldinjos ka një përplasje, pasi fantazisti doli tepër i mërzitur nga fusha në ndeshjen me Napolin ditën e mërkurë. “Mes nesh nuk ka asnjë problem, madhe reagimi i tij tregon se ka shumë dëshirë të luajë”, tha Leonardo. Por, kjo deklaratë është vënë në dyshim nga vetë tekniku pak çaste më vonë, kur u pyet nëse Ronaldinjo do të jetë në fushë ndaj Parmës apo jo. “Pas 4 ndeshjesh mendoj se kemi nevojë të ndryshojmë pak, - u shpreh ai. – Kam lexuar se mes nesh ka një raport dashurie e urrejtje, por nuk është kështu. Mendoj se më shumë anon nga dashuria. Me kalimin e viteve loja e tij ka ndryshuar, tani shmang më pak dhe jep më shumë asiste. Dhe e dini përse? Për faj të Etosë. Te Barcelona u mësua të shërbente atë dhe tani mendon vetëm të pasojë. Napoli? Ai barazim 2-2 në fund nuk ka ndryshuar humorin tonë”, deklaroi Leonardo.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)