Ferguson: Blekbërn me grip derri, por s’është e lehtë
LONDER- Dyshimet për rënien e virusit të gripit të derrit te skuadra e Blekbërnit nuk do ta shtyjnë përballjen e kësaj skuadre me Mançester Junajtid ditën e shtunë. Trajneri i Djajve të Kuq Aleks Ferguson deklaroi se pret një sfidë të fortë pavërësisht se virusi A-H1N1 ka krijuar jo pak probleme te Blekbërni. “Me Blekbërnin do të jetë si një derbi lokal, - tha Ferguson. – Skuadra e Sem Allardajs është goditur nga gripi i derrit, por mendoj se shumica e lojtarëve të tij do të jenë në rregull për të luajtur”. Trajneri i Mançesterit shtoi gjithashtu se skuadra e tij nuk ka asnjë problem me këtë sëmundje, ndërsa u shpreh se problemi i vetëm për të janë dyshimet në lidhje me dëmtimet e dy mbrojtësve të qendrës Rio Ferdinand dhe Nemanja Vidiç. Po kështu, në dyshim janë edhe Rajan Gigs e Ji Sun Park. Djajtë e Kuq kërkojnë të fitojnë patjetër në këtë ndeshje poas disfatës që pësuan javën e kaluar ndaj Liverpulit në Anfield Road.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)