Veprimet ne banka, ulet pragu i deklarimit te burimit te parave Eglantina Nasi
Nese kryeni nje veprim bankar, i cili perfshin nje shume mbi 1milione leke, tani e tutje do te detyroheni qe te deklaroni patjeter burimin e ketyre parave. Kjo fale nje rregulloreje te re te publikuar se fundmi nga Banka e Shqiperise e cila ka ne baze te saj, pikerisht aplikimin e masave me te rrepta ne kuadrin e luftes per parandalimin e pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit. Teksa sjellim nder mend se nje prag i tille, deri tani, teksa kryenim nje pagese apo transferte bankare, ka qene ne nivelin nga 1.5 milione leke e lart. Dhe mesa shihet nga krahasimi i ketyre dy shifrave, mund te konstatohet qarte se ka nje renie te ketij pragu, per deklarimin e detyrueshem te burimit te te ardhurave teksa kryhen veprime te ndryshme bankare. Sakaq, ajo qe duhet permendur eshte edhe fakti tjeter se ndersa rregullorja e meparshme kryente nje dallim mes veprimeve ne cash dhe atyre bankare, duke caktuar per te parat nje prag si detyrim per te treguar burimin e te ardhurave, shumen prej 6 milione lekesh, tek rregullorja e re, kjo ndarje eshte hequr fare. E duke detyruar keshtu, qe te gjithe klientet e bankave qe kryejne transferta, qofshin ne cash apo forma te tjera, te detyrohen te deklarojne patjeter burimin e te ardhurave te tyre nese shuma eshte gjithmone mbi 1 milione leke. Keshtu, me rregulloren e re diferencimi per llojin e transaksionit hiqet dhe institucionet financiare respektive, i bie qe te raportojne me cdo kusht prane Drejtorise se Parandalimit te Pastrimit te Parave burimin e deklaruar per cdo transaksion mbi shumen e 1 milione lekeve. Duke i shtrenguar kesisoj edhe me shume kushtet teksa kryejme levizje parash nga njera banke ne tjetren, apo edhe nga njeri institucion financiar ne tjetrin. Sakaq, pervec ketij raportimi standard, rregullorja e re e publikuar nga Banka e Shqiperise, kerkon gjithashtu qe subjektet t’i paraqesin nje raport te posacem autoritetit pergjegjes, ne rastet kur kane informacion apo dyshime mbi fondet e perfshira ne transaksion, se rrjedhin nga veprimtari kriminale. “Raportimi duhet te behet menjehere dhe jo me vone se 72 ore”, citon rregullorja ne fjale e BSH-se. Nga ana tjeter, kjo e fundit, liston dhe 18 kategori rastesh te dyshimta per pastrim parash ose financim terrorizmi, qe nga OJF-te, kompanite e pasurive te paluajtshme e deri te pagesat elektronike. “Kliente qe kryejne marredhenien e tyre te biznesit ne rrethana te pazakonta te tilla si distance e konsiderueshme dhe e pashpjegueshme gjeografike midis subjektit dhe vendndodhjes se klientit, apo levizje te shpeshta dhe te pashpjegueshme te llogarive ne institucione te ndryshme dhe ne vende te ndryshme gjeografike”, eshte nje citim konkret qe ekspertet e BSH-se bejne rreth kesaj dukurie. Duke mos lene jashte kesaj liste edhe kategori te tilla si persona te ekspozuar politikisht; kliente bankare jorezidente; transaksionet bankare ne emer te nje personi tjeter; kliente qe kryejne levizje ne shuma te medha cash etj.
DYSHIMET
Ne rregulloren e re, jane cilesuar si te dyshuara llogarite apo depozitat bankare, me terheqje ne shuma te medha cash. Apo kur brenda saj ekziston nje numer i madh veprimesh dhe leshime ceqesh, nderkohe qe balanca e llogarise mbahet ne nivele te uleta. Si edhe riaktivizimi i llogarive te fjetura (jo aktive), sidomos duke perdorur depozitat cash nepermjet degeve te ndryshme nga dega ne te cilen eshte hapur llogaria.
DYSHIMET
Ne rregulloren e re, jane cilesuar si te dyshuara llogarite apo depozitat bankare, me terheqje ne shuma te medha cash. Apo kur brenda saj ekziston nje numer i madh veprimesh dhe leshime ceqesh, nderkohe qe balanca e llogarise mbahet ne nivele te uleta. Si edhe riaktivizimi i llogarive te fjetura (jo aktive), sidomos duke perdorur depozitat cash nepermjet degeve te ndryshme nga dega ne te cilen eshte hapur llogaria.