Tregtaret vazhdojne shitjet jashte kushteve higjienike Sonila Isaku
Situata paraditen e djeshme ne ate, qe njihet si tregu i mallrave me shumice, ne ish-Uzinen Dinamo ka qene kaotike. Pas konfliktit te dy neteve me pare qe nisi fillimisht mes Policise Bashkiake dhe tregtareve, por qe me pas u kthye ne konflikt mes dy policive, te shtetit e Bashkise, tregtaret kane vijuar te shesin ne keto ambiente. Nderkohe qe gjate ketyre diteve do te jete Ministria e Shendetesise ajo qe do te kryeje nje sere kontrollesh per kushtet higjeno-sanitare te tregut dhe ambienteve ku tregtohen nje sere ushqimesh. Nderkohe qe Haxhi Bardhi, nje nga tregtaret, qe ushtron prej 8 vjetesh aktivitetin e tij, ne kete treg, thote se keto ambiente nuk kane probleme me higjienen, arsye per te cilen Inspektorati Sanitar Shteteror pretendon mungese kushtesh, e per pasoje mbylljen e tregtimit ne nje pjese te magazinave. Prej 12 vjetesh, jane rreth 300 subjekte, qe tregojne ushqime e mallra te te gjitha llojeve, ne magazinat prane ish-Uzines Dinamo. Tregtaret qe ushtrojne aktivitet te licencuar thane se kane lidhur jetesen me kete treg dhe duke kundershtuar vendimin e bashkiakeve per mungesen e higjienes ne kete mjedis, bllokuan rrugen si e vetmja zgjidhje, sipas tyre, per largimin e makinave te Policise Bashkiake te cilat pengonin hyrjen e tregut. Dilaver Rexhepi, avokati qe mbron te drejtat e tregtareve ngre pretendimin se ndalimi aktivitetit ne kete treg eshte i jashteligjshem pasi Policia Bashkiake nuk i ka dorezuar nje akt bllokimi. “Policia Bashkiake ne aktin qe kane vendosur ata per te bere disa riparime, disa rregullime ku jane gjetur te meta, Policia Bashkiake vjen pa asnje lloj urdhri. Pra si rregull eshte qe Policia Bashkiake eshte mbeshtetese e atij subjekti qe ka dhene nje urdher dhe kerkon t’i ekzekutohet vendimi. Keta kane bllokuar deren qe ne mengjes. Ne u themi, dakord zbatoni detyren por sillni urdhrin. Kush ju ka urdheruar qe t’i vini ne mbeshtetje?”, thote zoti Rexhepi. Ndersa Bashkim Koci, pergjegjesi i seksionit te tatim-taksave ne Policine Bashkiake jep kete version per situaten e krijuar. “Nuk kemi bllokuar aktivitetin tregtar. Cdo makine, cdo fugon, cdo mjet qe mund te futet, mund te ngarkohet me mall sic e parashikon rregullorja e vendosur nga pronaret e tregut. Ne jemi ne zbatim te nje urdhri qe kemi nga Agjencia e Mbrojtjes se Konsumatorit me 28 gusht dhe administratoret e tregut e zoterojne kete urdher prej kohesh”, thote Koci. E ndersa mbremjen e dites se hene eshte lejuar per hyrjen e tregtareve ne keto ambiente pjeserisht, gjate dites se djeshme eshte punuar duke bere te mbetet pezull, vendimi i se henes. Nga ana tjeter, tregtaret e lidhin bllokimin e tregut me nje tjeter arsye, ate te zhvendosjes nga Bashkia ne nje tjeter mjedis ne dalje te Tiranes, qe ka perfunduar se ndertuari pak kohe me pare.
Zgjidhja e konfliktit nga policia
Per zgjidhjen e situates se krijuar mes tregtareve dhe Policise Bashkiake u desh nderhyrja e policise dhe pikerisht Drejtori i Policise se Tiranes, Bernard Caushaj, ku fillimisht u perforcuan sherbimet policore per te shmangur incidentet mes Policise Bashkiake dhe tregtareve. Pas nje komunikimi te gjate te Policise Bashkiake, Vullnet Topalli u gjet nje zgjidhje provizore. “I bej nje apel shoqerise, i bej nje apel edhe tregtareve, qe ne momentin qe ato kane te qarte kete shkrese nga Inspektorati Sanitar Shteteror, qe lidhet drejtperdrejt me shendetin e qytetareve, te marrin masat dhe te mos vijne e te perplasen me punonjesit e Policise, te marrin masat dhe te nderpresin kete aktivitet qe per momentin eshte i paligjshem nga ana shendetesore dhe eshte jashte kushteve higjieno-sanitare dhe demton rende shendetin e qytetareve te Tiranes", tha Topalli. “Tregtaret e pakices do te tregojne tek seksioni A, nese tregtaret e shumices nese do te plotesojne kushtet tek seksioni B, do te vazhdojne", tha Caushaj.