E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtabi i Emergjencës: Situata në Shkodër e përmirësuar ndjeshëm, uji ra 10 cm

Shkoder, 13 dhjetor, NOA - Gjate dites se sotme situata eshte permiresuar ndjeshem, ne Shkoder, ku niveli i ujit ka rene rreth 10 centimetra.

Shifrat me te fundit te konfirmuara nga Shtabi i Emergjencave tregojne se vazhdojne me prezence uji zonat e Kirasit; Livadeve dhe lagjet Manush Alimani, Salo Halili, Ajasem, Iliria, Bahçallek dhe pjeserisht lagjia Shiroke.

Sa u perket shkollave, mesohet se nuk ka rifilluar procesi mesimor vetem ne 2 shkolla te qytetit Shkoder, shkolla “Ndre Mjeda”, e cila ndodhet ne lagjen Xhabije dhe shkolla “Ali Laçej” ne lagjen Perash, siperfaqja e te cilave ka qene permbytur nga uji.

Ndersa ne komunen Ana e Malit, situata persa i perket nivelit te ujit eshte pothuajse e njejte, ka pesuar renie prej 10 cm. Jane shperndare 8 ton ndihma te ndryshme.

Kurse ne te gjitha shkollat e kesaj komune, nuk ka filluar akoma procesi mesimor. Aksi rrugor eshte i kalueshem per te gjitha llojet e automjeteve, perveç ne fshatin Obot, i cili vazhdon te jete i permbytur.

Ndersa ne komunen Bushat, ka renie te nivelit te ujit me rreth 10 cm.

Jane kthyer ne shtepi rreth 100 familje, me 400 persona.

n.e/NOA

Permbytjet, raportim minute pas minute

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›