Zjarrëvënie e qëllimshme, arrestohen 2 persona në Tepelenë
Vazhdon aksioni policor në ndjekje të “kriminelëve” të natyrës. Policia e Tepelenës ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme, përkatësisht shtetasit Fori Pashai 54-vjeç dhe Nuri Llakbarjami 50-vjeç të dy lindur në Krahës të Tepelenës, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vënë zjarrin kullotës në Krahs.
Mësohet se zjarri është vënë me qëllim rigjenerimin e kullotës, ndërkohë që si pasojë e erës zjarri është përhapur duke shkaktuar djegien e 5 hektar kullote dhe të rreth 300 rrënjëve ullinj. Ndërkohë flakët kanë rrezikuar gjithashtu edhe disa shtëpi të fshatit. Ndaj këtyre 2 personave ka nisur procedimi penal për zjarrvënie të qëllimshme dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë për
Gjithashtu po si pasojë e zjarrit është djegur 200 metra tubo llastiku në pronësi të banorëve të fshatit Krahs, që shërbente për vaditjen e tokave, duke rrezikuar seriozisht edhe disa shtëpi të fshatit Krahs, por ndërhyrja e menjëhershme bëri që zjarri të mos përfshinte asnjë banesë apo të shkaktonte dëme të tjera në pronën private të banorëve dhe rreth orëve të mbrëmjes zjarri është shuar plotësisht.