I ikën gruaja, burri e denoncon për braktisj
Një 40-vjeçar nga qyteti i Librazhdit ka denoncuar bashkëshorten për largim nga banesa dhe braktisje të fëmijëve. Ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë, por vetëm mëngjesin e djeshëm ajo është bërë e ditur për policinë e Librazhdit. Sipas burimeve policore, bëhet e ditur se 40-vjeçari Enver Muça ka denoncuar largimin e bashkëshortes së tij, Deje Bardhi. Ajo është larguar nga shtëpia prej dy ditësh. Çifti në fjalë ishte i vetëpunësuar në tregun e qytetit dhe 34-vjeçarja Bardhi ishte larguar, duke i thënë bashkëshortit të saj se po ikte për të pirë një kafe. Ky ka qenë justifikimi i 34-vjeçares, nënë e dy fëmijëve për të mos u kthyer më në banesën e saj. "Unë prita dy ditë se mos kthehej dhe pasi humba shpresat vendosa të bëj denoncimin", mësohet të ketë thënë në policinë lokale, Muça. Ndërkohë, policia po punon për gjetjen e Bardhit, ndërsa Prokuroria e Elbasanit ka hapur çështjen penale nën akuzën "Braktisje e familjes". Emri i 34-vjeçares Deje Bardhi u lakua gjatë fushatës së fundit elektorale pas një konflikti për motive politike që kishte pasur me nënprefekten e Rrethit të Librazhdit, Mimoza Qyra.
Be.Dy.
Be.Dy.