E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numër 36 dhe 18 kg për gjinjtë më të mëdha me silikon në botë



Prej disa kohësh edhe të “silikonuarat” kanë një yll që bën pjesë në rekordet Gines. Pasi ka kryer disa operacione plastike ajo ka arritur të vlerësohet në librin e rekordeve Gines të këtij viti si gruaja që ka bërë gjoksin më të madh në botë. Secili nga gjinjtë e Maxi Mounds peshon rreth 9 kg. “Kontaktova me përgjegjësit e Ginesit dhe i pyeta nëse ekzistonte ndonjë rekord për gjoksin më të madh të ribërë dhe ata më thanë se ende nuk kishte. Kështu që vendosa të jem e para që vendos këtë rekord” – shprehet ajo për një të përjavshme gjermane. “Mbretëresha e të silikonuarave” më parë ka punuar si balerinë, “lap-dance”. Pas disa ndërhyrjesh kirurgjie estetike në gjoks ajo ka arritur rezultatin e dëshiruar, pra gjoksin më të madh me silikon në botë, të denjë për rekord Gines. Por nuk ka qenë e lehtë për Maxi Mounds që të arrinte ta çonte gjoksin e saj në masën 36 mmm. Që të arrinte këtë gjë ajo është përpjekur për vite të tëra. Për momentin vazhdon të jetë single, por sigurisht që nuk mund të themi se kërkesat në këtë drejtim i mungojnë. “Është shumë e vështirë që të gjej njeriun e duhur, sidomos për një femër siç jam unë”, - tregon ajo duke shpjeguar se “kur dal jashtë, reagimet e burrave janë ndër më të çuditshmet dhe befasueset, ndaj duhet një shok i veçantë, special dhe shumë i kuptueshëm që të mund të më qëndrojë përkrah.”

Magjistarët që nxjerrin më shumë lepuj nga kapelja

Walter Rolfo dhe Piero Ustignani kanë vendosur rekordin Gines të këtij viti për numrin më të madh të lepujve të nxjerrë nga një kapele cilindër. Përpjekja e tyre për të hyrin në Ginesin e prestigjatorëve që nxjerrin më tepër lepuj nga kapelja duket se është pritur mirë nga komiteti i Ginesit i cili e ka marrë në konsideratë kategorinë e propozuar. Kjo për shkak se gjithçka mund të matet, vlerësohet por edhe të tejkalohet si rekord. Që të vendoseshin në librin Gines, dy magjistarëve iu vu parakusht që të paktën duhet të nxirrnin 50 lepuj nga kapelet e tyre, ndërkohë që ata arritën të nxirrnin plot 300 të tillë. Dhe për të nxjerrë me “magjinë” e tyre 300 lepuj nga kapelja u është dashur vetëm gjysmë ore para vëzhguesit të deleguar nga juria e Librit të Rekordeve Gines. Pasi dilnin nga cilindri, lepujt e bardhë janë mbledhur në një zonë para publikut ku janë parë dhe numëruar.
Prestigjatorët shpjegojnë se “që të realizosh një numër të tillë nuk është aspak e lehtë. Kërkon shumë kohë, impenjim dhe durim, megjithatë, duke parë rezultatin ia vlen mundimi”
Përgatiti: P. GROSI

Çifti më i shkurtër në botë

Më një tetor në Kinë, është celebruar një martesë e vlefshme edhe për rekordin Gines, siç e shikoni edhe nga fotografia. Çifti, Li Tangyong dhe Chen Guilan është më i shkurtri në botë me përmasat përkatësisht 110 dhe 70 cm.

6 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›