E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Verdikti 2013', 3 qarqe pa numëruar, e majta triumfon. ASHE 85 mandate, APMI 55

TIRANE- Pyetjes se kush do t'i fitojë zgjedhjet duket se po i vjen përgjigjia përfundimtare, pasi deri më tani duket se e majta kryeson bindshëm në shkallë vendi, nga jugu në veri. Numërimi i votave po shkon drejt përfundimit, ndërkohë që kanë mbetur pa numëruar edhe 3 qarqe.

PS-ja kryeson në 11 nga 12 qarqet, respektivisht në Tiranë, Fier, Elbasan, Korçë, Vlorë, Berat, Dibër, Gjirokastër, Shkodër. Dhe Kukesi qe ishte ngjyrosur blu, sot konfirmohet se koalicionet kanë dalë 2 me 2, një barazim. Të dhënat e fundit të KQZ-së theksojnë se pjesëmarrja në votime në rang vendi është 53.75%.

REZULTATE PARAPRAKE
Duke iu referuar rezultateve të deritanishme, opozita siguron deri në 85 mandate, ndërsa PD së bashku me aleatët e saj PDIU dhe PR shkon në 55 mandate. PD duket se ka humbur edhe bastionet e saj tradicionale, siç është Shkodra, ku e majta kryeson me 6 mandate, krahasur me 5 të PD. LSI merr 17 vende në Kuvend, PDIU 4, PR 4 dhe PBDNJ 1. Në orët e para të mëngjesit të së mërkures, në Tiranë ndryshon rezultati në favor të PS. Nga numrimi i votave, PS rrëmben një mandat tjetër duke cuar numrin në 16, kurse PD mbetet me 11. Ruajnë nivelet e mëparshme LSI me 3 mandate, PDIU me 1 dhe PR me 1. ASHE shkon me 19 mandate në Tiranë ndërsa APMI me 13 mandate për deputetë.

REZULTATET NE RANG VENDI
MANDATE 85 ME 55
LSI 17
PS 66
PD 48
PDIU 4
PR 4
FRD 0
PBDNJ 1
AK 0 

Ndërkohë, më poshtë sjellim rezultatet e KQZ për koalicionet, e majta, Aleanca për Shqipërinë Europianë (ASHE), Aleanca për Punësim, Mirqenie dhe Integrim (AMPI), partitë e reja Fryma e Re Demokratike (FRD) Aleanca Kuq e Zi (AK).
Çdo shifër ndryshohet minutë pas minute me të rejat më të fundit.

Të dhënat e fundit sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ORA 08:00

KORÇE (E PERFUNDUAR)
Korça janë numëruar deri tani 444/447 kuti gjithsej, ku ASHE ka marrë 88183 vota, APMI 56373, FRD 1399.

ELBASAN  (E PERFUNDUAR)
Elbasan, numërohen 536/540 kuti ASHE 101298, APMI 67943, FRD 1735, AK 604 vota. (Pritet përditësimi i rezultatit)

KUKES (E PERFUNDUAR)
Numërohen 169/169 kuti gjithsej, ku ASHE ka marrë 98207 vota, APMI 66284, FRD 272 vota.

DURRËS
Në Qarkun Durrës janë numëruar deri tani 410/444 kuti ASHE 72427, APMI 63800, FRD 3322, AK 543 vota.

FIER (E PERFUNDUAR)
Në këtë qark janë numëruar deri tani 476/576 kuti gjithsej ASHE 101016 vota, APMI 51061vota, kurse 5169 vota kanë shkuar në adresë të kandidatit të pavarur, Dritan Prifti. FRD 2144 vota, AK 540 vota.

LEZHË
Numërohen deri tani 238/258 kuti, ASHE 37291, APMI 34402, FRD 688 vota.

TIRANË
Në këtë qark janë numëruar aktualisht ku 1342/1422 kuti ASHE 237203, APMI 173813 FRD 5813 vota.

BERAT (E PERFUNDUAR)
Në qarkun e Beratit janë numëruar deri tani 302/302 kuti, ASHE 67 627 vota, APMI 23 030 , FRD 469 vota.

DIBËR (E PERFUNDUAR)
Në Dibër janë numëruar të plota 264 kutitë e votimit, ku ASHE 36964 vota, APMI 35005, FRD 2322 vota.

GJIROKASTËR (E PERFUNDUAR)
Në Gjirokastër janë numëruar 237/237 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 33995, APMI 14264, FRD 181 vota.

SHKODËR (E PERFUNDUAR)
Qarku Shkodër janë numëruar deri tani 417/417 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 64208, APMI 53997, FRD 2411 vota, AK 429.

VLORË (E PERFUNDUAR)
Qarku Vlorë janë numëruar 432/432 kuti, ku ASHE ka marrë 77327 vota, APMI 37117 vota. Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrë 3007, 1051 vota FRD, AK 851.

(SHPERNDARJA E MANDATEVE)
Qarku Dibër -ASHE 3, APMI 3 (PS 2, LSI 1, PD 3)

Qarku Korçë-ASHE 7, APMI 5 (PS 6, LSI 1, PD 5)

Qarku Kukës-ASHE 2, APMI 2 (PS 1, LSI 1, PD 2)

Qarku Shkodër -ASHE 6, APMI 5 (PD 5 mandate, PS 4 mandate, LSI 1, PKD 1)

Qarku Lezhë -ASHE 4, APMI 3 (PS 3, LSI 1, PD 3)

Qarku Durrës -ASHE 7, APMI 6 (PS 6, LSI 1, PD 5, PR 1)

Qarku Tiranë -ASHE 19, APMI 13 (PS 16, PD 11, LSI 3, PDIU 1, PR 1)

Qarku Elbasan -ASHE 8, APMI 6 ( PS 6, LSI 1, PD 4, PDIU 1, PR 1)

Qarku Fier-ASHE 11, APMI 5 (PS 9, LSI 2, PD 4, PDIU 1)

Qarku Berat -ASHE 6, APMI 2 (PS 4, LSI 2, PD 2)

Qarku Gjirokastër -ASHE 4, APMI 1 ( PS 3, LSI 1, PD 1)

Qarku Vlorë-ASHE 8 ( 6 PS, 1 PBDNJ dhe 1 LSI) APMI 4 ( 3 mandate PD dhe 1 PDIU)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›